Duke filluar nga shtator, rreth 600 studentë te Inxhinieria e Ndërtimit do të jetojnë në një godinë me kushte optimale, jo vetëm do të kenë rinovim të ndërtesës dhe të ambienteve të brendshme, por edhe një sistem më të mirë ngrohjeje dhe insulimi, duke rritur cilësinë e jetesës.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me partnerët e saj Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe KFË, filloi projektin për rehabilitimin e këtyre godinave sipas parimit të eficencës energjetike.

Ndërhyrja ka ruajtur strukturën ekzistuese, por është bërë riorganizimi i ndarjes në dhoma. Gjithashtu, në çdo kat janë shtuar një kuzhinë, një hapësirë ngrënie dhe llozhë e përbashkët.

Top Channel