Frika nga Rusia e ka shtyrë Poloninë drejt blerjes më të madhe të armëve në historinë e saj. Varshava firmosi kontratën e marrjes së dy sistemeve raketore tokë-ajër të tipit “Patriot” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Polonia dhe SHBA, Polonia dhe partnerët e NATO-s konfirmojnë kështu bashkësinë e tyre të vlerave dhe vullnetin për mbrojtjen e përbashkët të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s”, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

Nga sa pohon ministria polake e mbrojtjes, vendi do të furnizohet deri në vitin 2022 me sisteme armatimi që mbërrijnë vlerën e 4,7 miliardë dollarëve. Polonia dëshiron të blejë brenda 6 viteve të ardhshme tetë sisteme “Patriot”.

Negociatat për pjesën e dytë të marrëveshjes janë duke u zhvilluar. Ndërsa i vinte kontratës firmën e tij, presidenti Andrzej Duda foli për një moment historik e tha se Polonia tani ka akses në armët më moderne.

Dy te tretat e pajisjeve te ushtrisë polake, sipas DW, datojnë në periudhën 1991 pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe shpërbërjes së Paktit të Varshavës. Aneksimi i Krimesë duket se bëri që për Varshavën të bien këmbanat e alarmit duke e nxitur të përshpejtojë modernizimin e forcave te saj te armatosura.

Top Channel