“Mr 700 euro”, Lëvizja për Universitetin: Pedagogët kërkojnë para

31/03/2018 19:47

Ditën e mërkurë një grup studentësh protestuan përpara fakultetit të shkencave të natyrës me një banderolë ku denoncohej një pedagog i fakultetit, por pa emër, me pseudonim Mr 700 euro, aq sa u kërkonte studentëve për të kaluar në provim

“Zhvatja në universitete është fenomen”, thotë Gresa Hasa.
– A keni ju fakte për tju drejtuar organeve të drejtësisë në këtë rast?
“Studentët kanë bërë denoncimin, i takon strukturave përgjegjëse të nisin një hetim për të parë se çfarë po ndodh në fakultet sepse nuk është vetëm ky pedagog por ka edhe të tjerë”, përgjigjet ajo.

I pyetur nga Top Channel dekani i fakultetit të Shkencave të Natyrës Spiro Drushku thotë se nuk ka marrë asnjëherë denoncime nga studentët, madje sipas tij studentët që e organizuan kanë hyrë në fakultet pa leje, por Gresa mohon:

“Kemi kërkuar të flasim, por jemi ballafauar me ofendime, kërcënime. Studentët madje janë dhunuar, është thirrur policia”, vijon Gresa.

Sipas aktivistëve të Lëvizjes për Universitetin lista e pedagogëve të denoncuar nga studentët për rryshfet kundrejt notës është e gjatë dhe se do të bëhet publike në vijim të fushatës.

Top Channel