Mehmetaj: Ramën e ka mbërthyer frika e revoltës popullore

31/03/2018 15:51

Për deputetë të opozitës deklarata e ministrit Xhafa është reflektim i frikës që ka mbërthyer Edi Ramën ndaj revoltës popullore. Kështu thotë deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.

“Deklarata e Ministrit Xhafa nuk është asgjë tjetër veç reflektim i frikës që ka mbërthyer Edi Ramën ndaj revoltës popullore. I bindur se po i vjen fundi, Edi Rama urdhëron të ushtrohet dhunë e të shtypen protestat e qytetarëve. Nuk do kisha asgjë kundër deklaratës së Ministrit, nëse teksti do u ishte kushtuar protestuesve të plagosur dhe Edi Ramës ti drejtohej si shkaktari kryesor i kësaj situate. Keqardhje edhe për forcat e rendit, nuk besoj se do të ketë për ta detyrë më të vështirë se të dhunojnë bashkëqytetarët e tyre. Padyshim, sikurse thotë Ministri Xhafa, nuk duhet cënuar as prona publike dhe as ajo private, por harroi të përmendë në deklaratën e tij të akuzuarin kryesor Edi Ramën”, shkruan Mehmetaj.

Ajo thotë se qytetarët nuk tremben nga kërcënimiet e një kryeministri bandit, “që po shkatërron jo vetëm pronën publike dhe ekonominë kombëtare, por edhe të ardhmen e të gjithë shqiptarëve. Nëse po kërkohen kriminelë dhe persona me preçdentë ata gjenden vetëm brenda kabinetit të Ramës, të mbrojtur nga forca e kartonit me imunitet”.

Top Channel