Festat e mëdha të Kishave orientohen tek jeta e Jezu Krishtit. Krishtlindjet mbeten padyshim më të preferuarat, por në aspektin religjioz, Pashkët janë akoma më të rëndësishme.
E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, ndërsa Pashkët janë kremtimi i Ringjalljes së tij. Të dyja festat e kanë një fazë përgatitore. E ashtuquajtura “java e zisë” fillon me të dielën që i paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës.
Për këtë shkak, në ditën e vdekjes së Jezusit, në të Premten e Zezë, në qendër të përkujtimit janë zia dhe pendimi. Ajo që ndodhi të Premten e parë të Zezë të historisë nisi që një mbrëmje më parë. Jezusi kishte ngrënë darkë me 12 dishepujt e tij që dëgjuan për herë të fundit së bashku fjalët e mjeshtrit.
Pak pas kësaj pasuan tradhtia dhe burgosja. Ajo që ne e quajmë sot Pashkë, u kthye për ithtarët e Jezusit në ditën e surprizës. Në mëngjesin e ditës së tretë pas kryqëzimit, varri ku vendosen Jezusin e vdekur qe bosh. Dëshmitarët u ndeshën me të ringjallurin. Për të krishterët, e Premtja e Zezë dhe ngjarjet e Pashkëve janë të lidhura me idenë e shpresës.
“Ato hapin një perspektivë të re. Që kjo jetë që ne njohim si të fundme dhe materiale, nuk është e fundit. Ajo zgjeron para horizontin, i bën njerëzit të aftë që buzë varrit të mos shohin thellësinë e tij prej 1.80, por të shohin një horizont jete.
“Kjo do të thotë: Pashkët hapin për të Krishterët një dimension, që e tejkalon jetën dhe vdekjen në tokë”.
Top Channel