Toka 25 vjet pa tapi, hipoteka zvarrit dy të moshuarit

70-vjeçari nga fshati Vreshtas ka aplikuar marsin e vitit të kaluar për të marrë certifikatën e pronësisë për 21 dynymë tokë bujqësore.

“Vij pyes vazhdimish dolën kartat a s’dolën. Ata ‘jo s’je në sistem, jo bashkia’. Sot është hera e katërt. Më thonë apliko prapë. Ca aplikimi të bëj se se kuptoj?”, thotë Ali Gjoni.

Së bashku me bashkëshorten Dallëndyshen , ata jetojnë falë tokës, por peripecitë që po kalojnë për të marrë certifikatën e pronësisë janë bërë një barrë e rëndë. Sorollatjet e Aliut bëhen edhe më të vështira në ditët kur toka e tij kënetore përmbytet dhe kjo ndodh çdo vit.

“E punojmë që prej ‘92 it. Erdhi topografi ka thënë gjithçka në rregull”, vijon Aliu.

Për shumicën e familjeve në fshatin Vreshtas marrja e certifikatës së pronësisë për tokat që ata i kanë përfituar prej vitesh është kthyer në sfidën e radhës pasi u duhet që në mënyrë të përsëritur të drejtohen në hipotekë ku prej vitesh nuk mbarojnë punë.

 

Top Channel