Suksesi në një intervistë pune? Mos shani shefin aktual

30/03/2018 14:17

Intervistat e punës kanë sikletet e tyre, duke patur pasigurinë e rezultatit në çdo moment. Megjithatë, sipas ekspertëve ka disa gjëra që duhet të shmangni për t’u bërë përshtypje punëmarrësve.

Dale Williams, drejtor menaxhimi i rekrutimit të specialistëve të Yolk dhe Sinead Bunting, VP Marketing Europë në Monster, japin këshillat e tyre dhe mund t’ju habisin.

Mos listoni perfeksionin si dobësinë tuaj
Teksa mund t’ju duket si pikë e fortë, mund t’ju fundosë thotë Williams. Ai rekomandon të jeni të ndershëm duke siguruar një dobësi të mirëfilltë, se sa të vërtiteni rreth kësaj çështje.

Mos fol keq për shefin aktual
Williams thotë se teksa mund t’ju tundojë, mos u ankoni për shefin aktual që keni, apo që keni patur. Ai këshillon që nëse bëni ndonjë koment të tillë, mundohuni ta balanconi me disa aspekte pozitive, pasi mund të krijohet një qendrim negativ ndaj jush.

Thojini që po shihni dhe diku tjetër
Një nga pikat më habitëse që Williams thotë është se nuk duhet ti thoni punëmarrësit potencial se s’po kërkoni diku tjetër. Ai thotë se do të të shohin “ose dembel, ose gënjeshtar” nëse ju thua se ke përjashtuar kompanitë e tjera.

Shmangni diskutimin për pushimet
Teksa mund të tregohet për pagën që mund të fitoni, gjatë intervistës duhet të shmangni diskutimin për pushimet potenciale.

Bunting thotë për Glamour: “Ju do të nisni një pozicion të ri pune, dhe nuk duhet të dukeni si dikush që mezi pret të bëjë pushime”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA