Kush e caktoi tarifën për Rrugën e Kombit?! Debati mes PD-PS dhe LSI

30/03/2018 20:01

Të gjithë e dinin se një ditë në “Rrugën e Kombit do vendosjen një tarife. Pagesa 5 euro sot e ka një zanafillë dhe ajo nis që në përpjekjen e qeverisë Berisha për të zgjidhur çështjen e mirëmbajtjes së Rrugës. Nga taksimi u hoq dorë se erdhën zgjedhjet dhe në fund është qeveria e PS që e vendosi, por ne të dyja këto periudha, në mes kanë qëndruar përfaqësuesit e LSI.

Kush e donte dhe kush e vendosi kalimin me pagesë në Rrugën e Kombit. Tashmë kur pagesa për kalimin në rrugën që Shqipërinë me Kosovë është realitet, në arenën e debatit politik objekt sulmi është qeveria Rama në llogaritë e së cilës dhënia me koncension nuk do të afektojë përdoruesit e rrugës banorë apo biznese qofshin ato.

Historia e mirëmbajtjes së rrugës më të mirë dhe të kushtueshme të vendit nis me qeverinë e kryeministrit Berisha, i cili e bëri të qartë se vetëm me kompani private rruga mund të mirëmbahej.

“Është e vërtetë që në vitin 2011, qeveria e kryesuar nga unë dhe ministrin e ndjerë Sokol Olldashi bëmë të gjitha studimet. Po pse s’e vura unë atë taksë? Ju më penguat? Unë aty e kisha studimin. Mora një orientim se ku rrihte mesatarja e mirëmbajtjes dhe nuk e vumë. Bashkë me ministrin ramë dakord që kjo nuk do të ishte me tarifë dhe nuk u vendos. Nuk u vendos dhe për shkak të Kosovës”, shprehet Berisha,

Por socialistët thonë se Berisha u tërhoq në vitin elektoral 2013 dhe nuk ishte për arsye patriotike.

“Nuk është fare e vërtetë që u pendua rrugës, përkundrazi nuk pati asnjë ofertë serioze pasi koncesioni u shty deri afër zgjedhjeve dhe kompanitë nuk u paraqitën për oferta. Për mungesë konkurrence u detyruat ta anulonit atë procedurë për ta lënë pas zgjedhjeve”, shprehet Gjiknuri.

“Aplikimi i këtyre tarifave do të lidhej ngushtësisht me aplikimin e dy parimeve universale. i pari ekzistenca e një rruge alternative pa pagesë dhe e dyta do të lidhej në planin tonë me parimin e mostaksimit të dyfishtë që do të thotë ose do të paguheshin koncesionarët ose mirëmbajtësit nga taksa e qarkullimit 7 lek atëherë, ose do të hiqej taksa e qarkullimit”, tha kreu i PD, Lulzim Basha.

LSI është në sulm agresiv ndaj qeverisë pasi tarifa nisi të vilet, por Ministrinë e Transporteve e ka drejtuar ajo teksa bëhej studimi dhe përcaktoheshin tarifat që citoi Edmond Haxhinasto.

“Porosia ka qenë shumë e qartë dhe e dokumentuar, që tarifa për kilometër të ishte nën mesataren e rajonit. Dhe po flasim për një tarifë nën 0.035 cent për kilometër. Aplikuar për distancën që ka kjo rrugë rreth 110 km, i bie 3.85 euro. Shtoji dhe 20% po deshe është 4.62 euro”, u shpreh Haxhinasto.

Fakti i parë është Rruga e Kombit u ndërtua nga qeveria Berisha dhe nisi punën për mundësinë e mirëmbajtjes së saj me kompani private, ndërkohë që taksa e qarkullimit ishte 7 lekë për litër. Fakti i dytë është se qeveria Rama e dha me koncension dhe sot paguhet çdo kalim me nga 5 euro për mjetet e vogla deri në 22.5 euro për kamionet dhe taksa e qarkullimit është 240 lekw për litër. Fakti i tretë është se LSI-në e kanë pasur në krah herë e para e herë e dyta.

“LSI nuk ka vision, por pozicion”, u shpreh Rama.

Para pak ditësh Top Channel publikoi raportin konfidencial të kompanisë Egnantia Odhos, që qeveria shqiptare pajtoi për të bërë strategjinë mbi tarifimin e rrugëve në Shqipëri dhe për këtë rrugë ajo pat rekomanduar si çmim maksimal të përballueshëm nga familjet shqiptare me 3.5 euro për 100 kilometër, por 1 deri në 2.5 euro do të ishte tarifa optimale.

Top Channel