Studentët që zgjedhin të jetojnë në Qytetin Studenti tregojnë vështirësitë e tyre në disa prej ndërtesave që ende nuk kanë ujë dhe ngrohje.

Të marrësh përgjigje nga studentët që jetojnë në konviktet e Qytetit Studenti është gati e pamundur. Pjesa më e madhe e tyre refuzojnë të përgjigjen, ndërsa disa me hezitim thonë se kushtet janë të mira.

Por, ka edhe guximtarë të cilët pranojnë se jetojnë pa ujë, pa ngrohje, me mungesë infrastrukture dhe me kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, megjithëse paguajnë 40 mijë lekë të reja për të jetuar këtu.

Lorena Manjani është studente në vitin e dytë për master shkencor në gazetari dhe prej 2 vitesh jeton në godinën numër 16 në qyteti Studenti

“Kushtet janë skandaloze. Uji është me orar, nuk ka ujë 24 orë. Në një dhomë jetojnë gati 3-4 studentë, varet nga dhoma. Kushtet janë të amortizuara. Është një dollap rrobash pa çelës, dyshekët janë të amortizuar, gjithçka është e papërshtatshme për një jetesë normale. Kemi fërnella të kohëve të hershme, gatuajmë si në mesjetë, sistemi i kaldajave është por që janë prerë tubat dhe nuk kanë funksionuar kurrë”, u shpreh ajo.

Top Channel