LIVE/ Izraeli shënjestron ministrin iranian të Inteligjencës, Teherani lëshon breshëri raketash drejt Tel Avivit. SHBA tenton të sigurojë Hormuzin
Emigracioni ka qenë temë kryesore në debatet publike dhe politike në Europë dhe SHBA, sidomos në vitet e fundit. Vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën, ose ngritja e gardheve me tela me gjemba në Europën lindore për të frenuar refugjatët nga Lindja e Mesme kanë qenë pa dyshim masat më ekstreme të ndërmarra nga qeveritë e vendeve të ndryshme për t’u përballur me emigracionin e paligjshëm.
Por shpesh, historitë që fshihen pas njerëzve që ndërmarrin një rrezik të tillë mbesin të patreguara. Fotografi John Moore ka ndjekur për thuajse një dekadë emigrantët e paligjshëm nga Amerika Qendrore që duan të futen në Shtetet e Bashkuara, por edhe “stërvitjen” e agjencive ligjzbatuese në SHBA për t’i ndalur ata.
Shfletoni galerinë e fotove për të parë sakrificat që janë në gjendje të bëjnë këta njerëz për të realizuar ëndrrën amerikane.
Top Channel