Pirgje leshterikësh të nxjerrë në breg nga deti, inerte që vazhdojnë të hidhen në det pa asnjë kontroll, platforma me dërrasa të kalbura e të prishura, puseta të hapura që rrezikojnë veçanërisht sigurinë e fëmijëve.

Kjo panoramë të ofrohet ngado, ndërsa ndërmarrjet dhe agjencitë ligjzbatuese heshtin. Bashkia gjithashtu hesht e përqendruar në investime të tjera përgjatë rrugëve të qytetit, ndërsa sezoni turistik është afër.

Planet nuk duan shumë koment, ndërsa ujërat e zeza dhe pse që nga viti i kaluar janë deklaruar një problem i zgjidhur për bregdetin e Durrësit vazhdojnë të derdhen në det.

Me ngrohjen e motit dhe ardhjen e pranverës e gjithë vija bregdetare e Durrësit ka nisur të frekuentohet nga qytetarë dhe vizitorë të shumtë. Por gjendja në të cilën paraqitet plazhi i Durrësit dhe shëtitorja bregdetare mbetet e njëjtë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA