Sulmet me dronë ukrainas godasin rafineritë, Putin pranon mungesën e karburantit në Rusi: Është kthyer në problem 29/06 13:02
Një autobus i përfshirë nga flakët dhe i djegur thuajse plotësisht, ka krijuar panik dhe radhë të gjata te pasagjerët në terminal.
Ngjarja ka ndodhur në aeroportin “Stansted” pranë Londrës, i cili është i mbushur me udhëtarë të cilët do të fluturojnë për fundjavën e pashkëve.
Pamjet dramatike nga vendi i ngjarjes tregojnë flakë të mëdha që ngrihen pranë ndërtesës së aeroportit në Essex, ndërsa tymi ka mbuluar zonën.
Zjarri në autobus, nga të dhënat e para, mendohet të jetë aksidental
Disa pasagjerë janë evakuuar, ndërsa të tjerë kanë mbetur në radhë jashtë aeroportit.
Top Channel