LIVE/ Izraeli vret ministrin iranian të Inteligjencës, SHBA tenton të sigurojë Hormuzin. Irani godet Katarin, në flakë impianti më i madh i gazit në botë 18/03 22:39
Një autobus i përfshirë nga flakët dhe i djegur thuajse plotësisht, ka krijuar panik dhe radhë të gjata te pasagjerët në terminal.
Ngjarja ka ndodhur në aeroportin “Stansted” pranë Londrës, i cili është i mbushur me udhëtarë të cilët do të fluturojnë për fundjavën e pashkëve.
Pamjet dramatike nga vendi i ngjarjes tregojnë flakë të mëdha që ngrihen pranë ndërtesës së aeroportit në Essex, ndërsa tymi ka mbuluar zonën.
Zjarri në autobus, nga të dhënat e para, mendohet të jetë aksidental
Disa pasagjerë janë evakuuar, ndërsa të tjerë kanë mbetur në radhë jashtë aeroportit.
Top Channel