Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç është duke zhvilluar një vizitë në disa shtete afrikane, ku së fundmi është ndalur në Burkina Faso, ku nuk i ka shkuar gjithçka mirë.

Mediat në Kosovë shkruajnë se kryediplomati serb është ndjerë keq pasi është helmuar nga ushqimi në Burkina Faso dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Daçiç kohët e fundit kishte një virus të fortë, madje kaloi dy ditë në shtëpi”, raportojnë mediat serbe.

Mediat në Kosovë shkruajnë se udhëtimi i tij nëpër vendet afrikane lidhet me strategjie për të zvogëluar numrin e vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Top Channel