Projekti i një TEC-i me gaz në Korçë, një investim privat prej 500 milonë euro është prezantuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare. Ky TEC do të jetë përprodhim energjie dhe ngrohje në periferi të qytetit të Korçës.

Specialistë e IFC dhe Konsulentët prezantuan projektin dhe studimet e fizibilitetit të Tregut të përgatitura përgjatë 9 muajve të fundit. Një analizë gjithëpërfshirëse e tregjeve Rajonale dhe Shqiptare të energjisë elektrike, gazit dhe ngrohjes, sipas studimit dëshmon qendrueshmërinë financiare të këtij investimi.

Investimi i kompanisë austriake IVICOM GmbH për ndërtimin e këtij centrali parashikohet të arrijë në 500 milion euro. Ai propozohet të jetë tërësisht privat, pa asnjë ndikim në Buxhetin e Shtetit.

Korça u përzgjodh si vendi i propozuar ku mund të ndërtohet centrali me gaz per ngrohje dhe prodhim energjie, pasi ardhja e gazit natyror në Shqipëri nëpërmjet TAP krijon një mundësi për të pasur burim të sigurtë dhe efikas të prodhimit të energjisë, të shkëputur nga kushtet e pasigurta hidrologjike, dhe për këtë arsye ai do të shërbejë në rritjen e sigurisë së furnizimit.

Gjithashtu, përveç rritjes së ekonomisë lokale nga ndërtimi i serave, sipas studimit, ky investim mund të sigurojë ngrohje efikase dhe të pastër për banorët e Korçës përmes një rrjeti të ngrohjes qendrore.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA