Arma e sekuestruar

Policia e Shkodrës ka parandaluar në kohë përshkallëzimin e një konflikti mes dy vëllezërve.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nënshat të Vaut të Dejës, ku Luigj Preçi, 60 vjeç është konfliktuar për ponën me vëllain e tij, H. Preçi, konflikt i cili rrezikonte përshkallëzim deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Marrja në kohë e informacionit si dhe reagimi i shpejtë e profesional, bënë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke shoqëruar shtetasit në konflikt dhe sekuestruar një armë zjarri automatike model 56.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e “Kanosja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA