Kryeministri Edi Rama duke folur në “Arsimi profesional, garanci për punësim” tha se synimi i qeverisë së tij është të krijohet një shkollë profesionale në çdo bashki.

“Ne kemi qëllimin e padiskutueshëm që ti shtojmë, dhe faktikisht ideja jonë është që deri në fund të këtij 4 vjeçari ne të kemi një shkollë të arsimit profesional në çdo bashki të vendit, të paktën një. Dhe nga ana tjetër të kemi sa më shumë nga ato shkolla që të jenë të binjakëzuara”, tha Rama.

Ai komentoi dhe shprehjen e tij, që tashmë po komentohet në mënyra të ndryshme, por theksoi se është dramatike e vërteta që shumë ndërmarrje sot që kanë punë, po nuk arrijnë dot të gjejnë njerëzit e duhur.

“Sado të komentohet me 1001 mënyra të ndryshme shprehja e popullarizuar që ‘punë ka, po s’ka profesionistë’, është dramatike e vërteta e shumë ndërmarrjeve sot që kanë punë, po nuk arrijnë dot të gjejnë njerëzit e duhur për atë punë, që i kanë aftësitë ta bëjnë atë punë. Përpjekja e madhe që po bëjmë për të çuar në punë ata që kanë dalë nga ndihma ekonomike është se nuk kanë shpesh herë asnjë aftësi. 25.300 studentë në arsimin profesional dhe janë afërsisht 20% e totalit, por janë ende pak në krahasim me çfarë duhet të jenë për tiu përgjigjur tregut të punës. Është shumë e rëndësishme në këtë kontekst tu them se në një anketim të bërë me sipërmarrjen dhe investitorët e huaj për pengesat që ata ndeshin për të investuar më shumë në Shqipëri, pika e parë që identifikojnë nuk janë as taksat, as legjislacioni, as dhe vetë gjykatat por është mungesa e krahut të kualifikuar të punës”, tha Rama.

Ai foli për tetë shkolla të reja të arsimit profesional “që janë në proces dhe me këtë logjikë do të shkohet më tutje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA