Peshëngritje, Qerimajn e “tradhtojnë” gjunjët; tërhiqet nga Evropiani

28/03/2018 10:22

Erkand Qerimaj nuk do të ketë mundësi që të garojë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.

Sportisti shqiptar, pas vizitave të kryera nga mjekë të huaj në atë vend, rezultoi me infeksion në tendinat e të dy gjunjve të tij. Erkand Qerimaj do të garonte në këtë Evropian ditën e enjte, së bashku me Daniel Godellin në peshën deri në 77 kg.

Ndërkaq, ditën e martë garoi një tjetër peshëngritës shqiptar, Romario Avdiraj, në peshën deri në 62 kg. Avdiraj u rendit i 8 në shkëputje me 110 kg, por u tërhoq në stilin e shtytjes.

Sot do të garojnë Briken Calja dhe Arbër Çerçizi, në peshën deri në 69 kg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA