Peshkatriçja, një peshk i çuditshëm nga pamja por me një shije të pakrahësueshme. Ky lloj peshku përdoret më tepër në restorante sesa në familje, pasi jo të gjithë dinë ta gatuajnë. Por sot, gjatë emisionit “Në shtëpinë tonë”, mësuam më tepër për peshkatriçen, gjithashtu edhe disa mënyra për ta gatuar. Ja një prej tyre, supa aziatike me peshkatriçe.

Përbërësit për këtë recetë janë:

1 Peshkatriçe e plotë.

Thjerrëza të ziera

Sallatë valeriana

Çaj mali

Panxhar

Misër i skuqur

Spec djegës

Herba çipolino

Limon

Mente

Bukë e thërrmuar me ullinj

Gjalpë

Kripë

Vaj ulliri

Piper

Përgatitja:

Marrim peshkatriçen dhe e ndajmë në dy pjesë, ku pjesën e kokës e fusim për ta zier që të bëjmë lëngun e supës ndërsa nga trupi nxjerrim filetot.

Pjekjen e filotove e bëjmë në qese vakumi, ku brenda janë të marinuara me çaj mali, gjalp, kripë dhe piper. Pjekja bëhet në furrë 70 gradë, për 10 – 15 minuta, me banjomari. Pra qesen me filetot e peshkatriçes do ta vendosim brenda një tave me ujë. Metoda e pjekjes me vakum është më e preferuar sepse peshku nuk i humbet vlerat.

Ndërkohë që piqen filetot, koka e peshkut ka zier dhe lëngu është trashur. Me këtë lëng ne përgatisim supën në stilin aziatik me salcë soje. Hedhim lëngun në një tigan. I shtojmë salcën e sojës. Pak limon dhe pak spec djegës. E lejmë që të ziejë.

Ndërkohë heqim filetot nga furra. I nxjerrim nga qesja e vakumit ku kanë marrë aromën e cajit të malit. I kalojmë pak në skuqje me gjalp dhe vaj ulliri sat ë marrin pak karamelizim. Më pas marinojmë thjerrzat e ziera, I shtojmë menten, pak vaj ulliri, piper, kripë dhe I përziejmë. Më pas I shtrojmë në pjatë. Marrim edhe panxharin e zier dhe ia vendosim sipër. I shtojmë edhe pak misër dhe gjethe valeriana. Ndërkohë fileton e peshkut e presim, i hedhim sipër bukën e thërrmuar me ullinj. Më pas e vendosim në pjatë mbi thjerrëzat. I vendosim sipër erba çipolino. Në fund e zbusim të gjithë pjatën me supën e përgatitur më parë me kokën e peshkut dhe krem soje. Disa pika vaj ulliri sipër dhe pjata jonë është gati.

Top Channel