Pronat, Vlahutin: Dëme të mëdha në 25 vite, BE përpjekje për të gjetur zgjidhje

27/03/2018 16:56

Ambasadorja e BE së Romana Vlahutin dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pasi kanë vizituar fillimisht bashkinë e Vlorës janë drejtuar Pallatit të Kulturës teksa kanë zhvilluar një takim pa praninë e mediave me punonjës së Hipotekës së qytetit bregdetar dhe të ALUIZNI-t e më pas me qytetarë të interesuar për çështjen e pronës.

Pas takimit që ka zgjatur rreth 90 minuta Vlahutin ka theksuar se prona private është një e drejtë themelore dhe si e tillë është e panegociueshme për BE,

“E nisëm nga Vlora takimin për pronat për shkak të problematikës që pikërisht Vlora mbart. Ky udhëtim është fakt mbledhës, ndërsa në fokus janë dëgjesat me qytetarët. Prona privat është një e drejtë themelore dhe si e tillë është e panegociueshme për BE, ndërsa gjatë 27 viteve është krijuar një kaos me pronat teksa pronarë të trojeve 300 vjeçare ende nuk mund të regjistrojnë dot pronat e tyre. Njerëzit kanë pritur gjatë ndaj ka ardhur koha që ky problem të gjejë zgjidhje” ka deklaruar ndër të tjera ambasadorja e BE së Romana Vlahutin.

Më pas ambasadorja e BE ka zhvilluar një takim me prokurorët dhe gjyqtarët e Vlorës. Pas këtij takimi ajo ka theksuar se: “Abuzimi që ka ndodhur në 25 vjet është mjaft i rëndë. Po përpiqemi të gjejmë mënyrë më të mirë për të zgjidhur dëmet që janë bërë”.

Top Channel