Foto LSA

Partia Demokratike i kërkon kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi që ti jepet fund refuzimit të përsëritur të ministrave të qeverisë që të japin shpjegime në komisionet parlamentare.

Në cilësinë e kryetares së Komisionit parlamentar të Edukimit dhe Medias, Albana Vokshi kërkon respektimin e Kushtetutës për ndarjen dhe balancimin e pushteteve.

Kjo kërkesë vjen pas refuzimeve të përsëritura të ministrave për të dhënë shpjegime, gjë që është e vetmja mënyrë që opozita të ushtrojë të drejtën e saj Kushtetuese, për kontroll parlamentar.

“Ky refuzim i heq mundësinë e kontrollit kushtetues opozitës, gjë që është goditja më e rëndë e demokracisë në vend dhe përpjekje për të eleminuar opozitën”, thuhet në letrën e Vokshit.

Letra i është bërë e ditur edhe krerëve të grupeve Parlamentare si dhe tre selive kryesore diplomatike në vend: SHBA, BE, OSBE.

Top Channel