Shkolla “Babë Dudë Karbunara” në Berat është ndërtuar 60 vite më parë. Gjatë kësaj kohe, ka patur disa rikonstruksione, por gjendja e ndërtesës është rënduar.

Një nga klasat ka një “hartë” të gjelbër që nuk është gjë tjetër veçse një koloni myku, shkaktuar nga lagështira. Në një gjendje të tillë janë pothuajse të gjitha ambientet e kësaj shkolle.

“Kushtet janë shumë të rënduara, nuk rrihet në klasë. Ka shumë lagështi”, thonë nxënësit.

Drejtuesit e shkollës thonë se kanë kërkuar ndërhyrje për riparim. Llazar Palla, drejtor i gjimnazit, shprehet: “Shkolla nuk ka nevojë vetëm për rehabilitim të ambienteve të brendshme, por të ribëhet nga e para. Kemi filluar të sajojmë mjedise për të bërë mësim”.

Edhe Bashkia e Beratit e ka të pamundur ta riparojë shkollën. Teuta Muçogllava, nënkryetare e bashkisë, shpjegon: “Kemi aplikuar te Ministria e Arsimit, por deri tani nuk kemi pasur përgjigje pozitive. Jemi duke parë mundësi të tjera me buxhetin e bashkisë, por nuk mund ta mbulojmë dot vetëm të gjithë projektin”.

Në këtë gjimnaz studiojnë 800 nxënës, shëndeti i të cilëve rrezikohet nga ndotja e krijuar nga lagështira në ajër.

Top Channel