
Në fshatin e qershive, fruti që i ktheu nga emigrimi! Fermerët në Godolesh të frikësuar, i druhen motit dhe rrugës
30/05 12:23
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka arrestuar dy punonjës në Stacionin e Policisë Kufitare për “shpërdorim detyre” në lidhje me sekuestrimin në Itali të 500 kg kanabis.
Bëhet fjalë për N/Komisar Bledar Kuçi, me detyrë përgjegjës turni, dhe inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor.
Është dokumentuar se dy punonjësit në “Tri Port” nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e gomones me lëndë narkotike që u kap në Brindizi. Rezulton se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të pikës “Tri Port” dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det.
Top Channel