Mbledhja e grupeve PD-LSI, Basha: Kërkojmë hapjen e negociatave me BE-në

26/03/2018 15:28

Mbledhja e përbashkët e grupeve të PD dhe Lsi do të jetë periodike, dhe qëllimi i sotëm i saj ishte kërkesa për hapjen e negociatave.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se pesë kushtet janë larg përmbushjes, por negociatat të çelen pë të ndihmuar shqiptarët të dalin nga udhëkryqi i rrezikshëm.

“Fatmirësisht edhe ne sot jemi mbledhur për të njëjtën temë, çështjen madhore dhe kombëtare dhe shqetësimin numër një të opozitës, kushte që nuk po përmbushen. Më lejoni të rikonfirmoj në emër të PD-së, koalicionit opozitar, gjithë opozitës së bashkuar qëndrimin tonë të qartë dhe pa ekuivoke të cilin ia kemi komunikuar në vazhdimësi institucioneve europiane, për të cilin kemi lobuar e vazhdojmë të lobojmë pranë partive tona simotra. Ne kërkojmë hapjen e negociatave. I kemi kërkuar dhe i kërkojmë miqve tanë të kërkojnë hapjen e negociatave. Është një akt që do të ndihmojë shqiptarët të dalin nga udhëkryqi i rrezikshëm që ndodhen sot”, tha Basha.

Top Channel