Basha me të përndjekurit: Drejtësia për ju nuk mund të vijë nga persekutorët

26/03/2018 12:50

Lulzim Basha, në një aktivitet me të përndjekurit politikë, deklaroi se, “krimi komunist shqiptar është krimi më i rëndë komunist në Europë, por akoma më i rëndë është fshehja e gjurmëve të tij”.

Basha theksoi gjithashtu se “drejtësia nuk mund të vijë nga persekutorët”.

“Mos e prisni dhe mos e kërkoni drejtësinë nga Edi Rama, nga hetuesit e komunizmit, nga Fatmir Xhafa, Gramoz Ruçi apo rilindja e krimit. Edi Rama nderon xhelatët e diktaturës dhe qëllimi është glorifikimi i saj”, nënvizoi kreu i Partisë Demokratike.

“Ne po hartojmë një ligj, me ndihmën e kristian-demokratëve gjermanë dhe fondacionit “Konrad Ajdenauer”, dhe do t’i kërkojmë Parlamentit që së bashku me ndalimin dhe kriminalizimin e simboleve të komunizmit, të ndërmarrë të gjithë angazhimin ligjor për gjetjen e të gjithë të ekzekutuarve pa gjyq”, u shpreh Basha.

 

Top Channel