Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar Top Channel ka sjellë këtë fundjavë versionin më të ri te aplikacionit të saj, një version shumë bashkëkohor dhe praktik për të gjithë përdoruesit e internetit.
Aplikacioni i Top Channel është i bazuar tek informacioni, që mund të vijë në kohë reale, në një hapësirë të plotë dhe shumë të thjeshtë në përdorim. Ky version është menduar në 4 ndërfaqe, ku hapësirën më të madhe e zënë padyshim lajmet nga Vendi, Kosova, Rajoni dhe Bota.
Një ndërfaqe e veçantë është për Sportin, ashtu si edhe per Showbiz e Lifestyle.
Më shumë hapësirë në këtë aplikacion kanë edhe videot, duke përfshirë lajmet, edicionet informative dhe të gjitha programet e tjera të Top Channel.
Lexuesit mund të informohen në kohë reale për informacionet, duke zgjedhur “push notifications”, pra njoftimet, sipas kategorisë së tyre të preferuar.
Të gjithë ata që e kanë patur versionin e vjetër kanë marrë në mënyrë automatike versionin e ri, ndërsa të gjithë ata që duan ta kenë në celularin e tyre mund të ta gjejnë lehtësisht atë në App Store për përdoruesit e Apple dhe në Play Store për përdoruesit e Android.
Top Channel