Helmimi i ish-spiunit; Rusia: Akuzat e Anglisë, banditizëm

25/03/2018 17:49

Akuzat britanike se Moska është përgjegjëse për helmimin e ish agjenti rus Sergei Skripal në Angli janë banditizëm. Kremlini sulmoi mjaft ashpër dhe hodhi poshtë pretendimet britanike që në fakt janë mbështetur nga një pjesë e mirë e vendeve të zhvilluara

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimtri Peskov tha se ajo që po ndodh është e paprecedent.

“Çështjet ndërkombëtare janë në kufijtë e banditizmit. Çfarë fshihet pas kësaj? Problemet e brendshme britanike apo problemet e bashkëpunimit që Londra ka me aleatët? Sidoqoftë, s’është puna jonë”, deklaroi Peskov.

Moska ka mohuar përgjegjësinë për sulmin me gaz nervor të 4 Marsit ndaj Skripalit dhe vajzës së tij Julia. Por situata është tensionuar ndjeshëm nga sulmi i parë me gaz nervor në Evropë që prej luftës së dytë botërore.

Megjithëse prova të sigurta nuk ka askush, Londra beson se ishte Kremlini që helmoi ish-agjentin dhe nuk është e vetme. Dëbimi i diplomatëve rusë nga Londra pritet të pasohet gjatë kësaj jave me dëbime nga të paktën 10 vende të bashkimit evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA