24/11 21:11
Në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” u zhvillua këtë të shtunë Turneu Mbarëkombëtar i Mundjes, që mban emrin e ish-mundësit kampion për shumë vite radhazi dhe ish-trajnerit të Partizanit, Abedin Lame.
Në këtë kompeticion të rëndësishëm, që hap kalendarin vjetor të aktiviteteve për vitin 2018, morën pjesë skuadra nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, të 8 peshave të ndryshme, duke zhvilluar sportin e mundjes në të dyja stilet e tij, klasike dhe greko-romake, si për femra, ashtu edhe për meshkuj.
Aktiviteti ka filluar që në orën 9 të mëgjesit me mosha dhe pesha të ndryshme, për të përfunduar pas mesdite, kur u ndanë edhe trofetë dhe medaljet për mundësit e mundëset më të mira të çdo kategorie.
Top Channel