Moti i keq me reshje shiu e dëborë, shoqëruar me erëra të pashembullta për stinën dhe për vetë Shqipërinë, ka përfshirë edhe Korçën.

Nga qyteti jug-lindor raportohet se si pasojë e stuhisë është shembur çatia e një pallati.

Banorët thonë se janë tmerruar nga zhurma, por fatmirësisht nuk raportohet të lënduar.

Paraprakisht thuhet se si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel