Plani i ri i Tesla-s mund ta bëjë Elon Musk-un më të pasurin në planet

22/03/2018 12:08

Jackie Wattles and Chris Isidore, CNN Money – Nëse Elon Musk arrin ta kthejë Teslën në një kompani 650 miliardë dollarëshe brenda dhjetëvejçarit të ardhshëm, mund të bëhet një nga njerëzit më të pasur në botë.

Të mërkurën, aksionerët e Tesla-s miratuan një plan të ri pagese për Drejtorin Ekzekutiv,  Elon Musk, siç pohon një zëdhënës.

Plani ka si qëllim të nxitë prodhimtarinë, dhe thotë që nëse Musk arrin disa pikësynime deri në Janar të vitit 2028, nëse e rrit me 12 herë vlerën e kompanisë për makinat elektrike (nga 54 miliardë në 650 miliardë0), pasuria e tij do të arrijë shifra astronomike.

Aksionet e Musk në Tesla janë 12 miliardë dollarë tani.

Nëse Musk e shton me 12 herë vlerën e Teslas, nuk do të thotë që çmimi i një aksioni të vetëm do të jetë 12 herë më i lartë. Kompania mund të bëjë manovrime të tjera, si të porosisë stoqe të reja që mund të dobësojnë vlerën e aksioneve të tanishme.

Por ta zëmë se Tesla mund të rritet të paktën 10 herë më shumë. Nëse kjo ndodh, aksionet e Musk do të shkonin në 120 miliardë.

Nëse arrin synimet për të cilat kanë rënë dakord, Musk mund të marrë edhe shpërblime shtesë në formë aksionesh.

Sipas planit të ri të kompensimit, Tesla llogarit se vlera e shpërblimit me aksione do të arrijë 2.6 miliardë, duke përdorur metoda që llogarisin vlerën “cash” të stoqeve. Por nëse vlera e Teslës në treg rritet ashtu siç shpresohet me këtë plan, shpërblimet mund të vlejnë 56 miliardë dollarë, sipas një raporti publik.

Megjithatë, raporti paralajmëron se 56 miliardë është maksimumi i mundshëm i fitimit që mund të bëhet me stoqet, dhe gjasat janë që do të ketë shitje aksionesh shiten në publik, të cilat do ta kufizonin vlerën.

Por nuk ka nevojë të arrijë synimin prej 56 miliardë dollarësh për të kaluar 132 miliardët që llogariten se ka Jeff Bezos, njeriu më i pasur në planet. Vlera maksimale e aksioneve të tij në Tesla do të shkonte 176 miliardë, pa llogaritur aksionet e Musk në kompaninë e raketave, SpaceX.

Megjithatë, nuk ka garanci që Musk do t’i arrijë ato synime e të bëhet njeriu më i pasur në Tokë.

Gjasat janë që Bezos, drejtuesi i Amazon, të vazhdojë ta shtojë pasurinë në vitet e ardhshme.

Por ka dhe një kleçkë: nëse Musk nuk i arrin këto synimet e përmendura në planin e sapo-miratuar, Tesla s’ka për ta paguar.

Dhe kompanisë nuk i kanë ecur punët dhe aq mbarë kohët e fundit. Hedhja në treg e makinës së parë për prodhim në masë, Modeli 3, është penguar nga vonesa të shumta të krijuara nga prodhuesit.

CNBC i shtoi lajmet e këqija javën e shkuar duke raportuar se Tesla po prodhon një numër të madh pajisjesh me defekt, që kërkojnë riparime të shtrenjta.

Modeli 3 është konsideruar si lëvizja kyçe për ta kthyer Tesla-n nga një prodhues makinash luksi, në një markë me prodhimtari të lartë, si Ford apo General Motors.

Tesla ka gjithashtu aksione që Wall Street ose i urren, ose i adhuron. Njihet si kompani që tërheq shumë investues që i mbajnë aksionet për pak kohë dhe i shesin shpejt, apo investues që vënë bast se do t’i ulet vlera. Megjithatë, Tesla ka ecur shumë mirë në planin afatgjatë, duke e shtuar vlerën me 778% në pesë vitet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA