“Koalicion me Metën e të tjerë”/ Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…
11/01 15:06
Pas takimeve të zhvilluara në Bruksel në kuadër të punimeve të “Miqtë e Shqipërisë” në Parlamentin Europian, Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Turqisë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka konfirmuar takimin duke shtuar se temë e bisedës kanë qenë projekte mes dy vendeve, si aeroporti i Vlorës, po ashtu edhe mbështetja për programin tonë kundër përmbytjeve.
“Darkë pune me Presidentin Erdogan për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve;projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania;projektet e reja në turizëm dhe energji;si dhe mbështetjen e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve”, shkruan Rama në Facebook.
Top Channel