Pelimenji është një recetë me prejardhje nga Malet Urale në Rusi.

Përbërësit:
– Miell
– Mish i grirë
– Qepë
– Hudhër
– Vezë
– Gajlp
– Majdanoz
– Ajkë qumëshi
– Ujë i ngrohtë
– Vaj ulliri

Përgatitja:

Hedhim në një tas miellin, dhe ujin e ngrohtë në një raport 3 me 1. Thyejmë, vezën brenda dhe I hedhim pak kripë. Më pas e rrahim brumin derisa të bëhet I njëtrajtshëm. Shtojmë pak vaj ulliri që të lidhet më mirë. Pasi e kemi rrahur sa duhet brumin e lejmë të pushojë për 10 deri 12 minuta.

Ndërkohë merremi me përgatitjen e mbushjes. Në një tas hedhim mishin e grirë dhe mbi të grijmë imët hudhrën dhe qepën. I hedhim pak kripë dhe piper dhe I përziejmë derisa të jetë një masë e vetme. Ndërkohë kur brumi është gati e ndajmë në 4 masa dhe I hapim me rrul që ti bëjmë peta.

Pasi kemi hapur petat bëjmë mbushjen. Shtrojmë një petë poshtë dhe hedhim nga një lugë mish të grirë. Mbi to vendosim petën e dytë dhe me pas I presim me një gotë.

Tani pelimenjit kanë formën e tyre dhe janë gati për tu zier. I hedhim në ujë të valuar për pak minuta. Sapo ato të ngrihen në sipërfaqen e ujit do të thotë që janë gati.

I vendosim në një pjatë dhe i hedhim pak majdanoz të freskët sipër. Pjata është gati.

 

Top Channel