Kuvendi çeli procedurën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese që zgjidhen nga ky institucion më 12 shkurt, dhe janë 20 kandidatë që kanë shprehur interesin, për zëvendësimin e gjyqtarit Vladimir Kristo.

Ajo çka bie në sy në këtë listë janë emrat e njohur të drejtësisë shqiptare, mes tyre avokati dhe ish kreu i KQZ Çlirim Gjata, nënkryetari aktual i KQZ-së Denar Biba, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, Kristaq Traja ekspert i reformës në drejtësi, Shpresa Becaj ish-kryetare e Gjykatës së Lartë apo edhe Sinan Tafaj, kryetarit të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë.

Elementi tjetër që bie në sy në këtë listë, është fakti se disa prej tyre, Gëzim Allaraj, Rexhep Bekteshi, Thedhori Sollaku dhe Sokol hasani janë edhe pjesë e listës për 2 vende të tjera vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës, për të njëjtin institucion.

Gjykatës Kushtetuese i mungojnë 3 anëtarë, nga 9 që duhet të ketë gjithsej, duke e vendosur në ngërç punën e këtij institucioni. Sipas reformës në drejtësi, anëtarët e rinj të kësaj gjykate, duhet më parë të kenë kaluar Vettingun.

Dokumentacioni i tyre do të shqyrtohet nga Këshilli i Emërimeve në drejtësi dhe do t’i përcillet Kuvendit për votim. Një listë tjetër me kandidatët që do të zgjidhen nga presidenti është përgatitur dhe në të është edhe prokurorja Rovena Gashi, anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Lista e plotë e kandidatëve:
1. Anila Kristani
2. Arta Vorpsi
3. Besnik Muçi
4. Çlirim Gjata
5. Dashamir Kore
6. Dedë Kasneci
7. Denar Biba
8. Elsa Toska
9. Gëzim Allaraj
10.Ilir Kadiu
11.Ilir Panda
12.Irena Nino
13.Kostandin Kazanxhi
14.Kristaq Traja
15.Rexhep Bekteshi
16.Sinan Tafaj
17.Sokol Hasani
18.Shpresa Beçaj
19.Theodhor Sollaku
20. Valbona Bala

Top Channel