Golden State duket se nuk arrin dot të përballojë siç duhet ndeshjen pa Curry, Thompson e Durant. Skuadra kampione e NBA e tregoi këtë edhe në sfidën me San Antonio Spurs ndaj të cilit humbi me rezultatin 75-89 duke regjistruar disfatën e 3 në 5 ndeshjet e fundit.

Cook ishte shënuesi më i mirë për Golden State me 20 pikë, por që ishin shumë pak për Warriors që në AT&T Center e mbylli sfidën me vetëm 75 pikë të shënuar gjithsej. Përsa i përket San Antonios, skuadra teksane shënoi fitoren e 4 radhazi që i dha mundësinë kësaj skuadre që të ngjitet në vendin e 5 të klasifikimit në Konferencën e Perëndimit.

Më i miri për skuadrën e Popovich ishte LaMarcus Aldridge me 33 pikë e 12 topa në tabelë.

Cleveland kalon Milwaukeen Bucks në një ditë të komplikuar për të. pak orë para kësaj sfide, trajneri i Cavaliers, Tyronn Lue deklaroi tërheqjen e përkohshme nga detyra e tij për të kuruar një sëmundje që i është shfaqur prej javësh për t’ia lënë vendin e tij asistentit të tij Larry Drew që e nisi detyrën e trajnerit të parë që në sfidën me Milwaukee që Cleveland e fitoi 124-117.

LeBron James ishte ai që mori përsipër skuadrën nga Ohio drejt suksesit me 40 pikë, 12 topa në tabelë e 10 assist.

Sfida më spektakolare e mbrëmjes në NBA ishte ajo mes Denverit dhe Miami Heat e fituar nga kjo e fundit 149-141. Si Denver ashtu edhe Miami janë plotësisht në garë për një vend në fazën e playoff-it dhe ishte e lehtë të mendohej se kjo përballje mes tyre do të ishte shumë e rivalizuar dhe ashtu ndodhi. Në fakt për të mësuar emrin e skuadrës fituese të kësaj sfide emocionuese u deshën 2 kohë shtesë.

Ai që i dhuroi fitoren skuadrës nga Florida ishte james Johnson që 13 ngë 31 pikët e tij i shënoi në kohën e dytë shtesë. për Denverin Chandler dhe Jokic ishin në një ditë të mirë me basketbollistët që shënuan 30 pikë secili, por kjo nuk i mjaftoi Nuggets që të fitonte sfidën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA