Temperaturat do të nisin të zbresin që nga dita e hënë.

Ndonëse në zonat e ulëta dhe bregdet ato kishin mbërritur deri në 25 gradë në mesditë, duke kaluar edhe temperaturat mesatare të muajit mars, gjatë kësaj jave pritet që temperaturat e ulëta të shënojnë 4 gradë Celsius dhe në mesditë të mos i kalojnë 18 gradët.

Kjo javë që vjen pritet të sjellë surpriza për sa u përket kushteve të motit. Përveç reshjeve të dendura të shiut, rikthehen reshjet e dëborës dhe zbritjet e ndjeshme të temperaturave deri nën 0 gradë në zonat malore.

Top Channel