Putin rizgjidhet President, pritet vetëm zyrtarizmi

19/03/2018 09:00

Vladimir Putin do ta drejtoje Rusinë edhe per 6 vjet të tjerë pas fitores lehtësisht të parashikueshme në zgjedhjet presidenciale të së dielës, ku praktikisht nuk pati përballë asnjë kandidat serioz.

Liderit kryesor të opozitës Alexei Navalny, i ishte ndaluar pjesëmarrja në garë ndaj njeriut që e sundon vendin prej 18 vitesh, qoftë si kryeministër e qoftë si president, Putin nuk e pati triumfin të vështire.

Rezultatet paraprake tregojnë se ish-agjenti i KGB-së, që çimenton kështu postin e vet në Kremlin, ka siguruar 76,6% të votave. Jemi të dënuar me suksesin i tha ai turmës së simpatizantëve që festonte këtë moment se bashku me përvjetorin e aneksimit të Krimesë.

Si të ishte pjesë e një skenari, u dyti u rëndit sipërmarrësi komunist Pavel Grudinin dhe i treti nacionalisti Vladimir Zhirinovskij, dy kandidatë të toleruar e gati të nevojshëm për Kremlinin për t’i dhënë zgjedhjeve kredibilitet.

Zhgënjyes e gati-gati qesharak rezultati i ish-yllit të televizionit Kseniya Sobchak që pretendonte votat e opozitës demokratike, por që pavarësisht këtij synimi, u përfshi gjatë fushatës në një sherr të hapur me Navalnyn gjate një transmetimi televiziv.

As përpjekjet e këtij të fundit për bojkotimin e votimit nuk sollën ndonjë rezultat: Pjesëmarrja llogaritet në nivelin 67%.

Pushteti, pa dyshim, përdori të gjitha metodat e tij për t’i nxitur njerëzit të dalin në votime”: Monopolizoi mediat gjate fushatës e vuri ne vështirësi kandidatet e parehatshëm duke bllokuar dhe vetë Navalnyn.

Shtypi britanik flet per manipulime flagrante gjatë votimit: Në lagjen periferike të moskës, Lyubertsy, një komisionere zgjedhore është regjistruar në kamera duke hedhur vota të plotësuara në kutinë e votimit dhe në qendrën numër 1126 – po në të njëjtin rajon, një grup personash krijuan trazira me qëllimin të bllokonin vëzhguesit në kohën kur një tjetër mbushte një kuti me vota të plotësuara më parë.

Dhjetëra shembuj të tjerë parregullësish u postuan online, por ato zor se mund të përbëjnë një shqetësim për Putinin.

Top Channel