Viti i ri arsimor sjell 6 shkolla të reja në Tiranë, ambiente dhe kapacitete të reja për nxënësit e kryeqytetit 14/09 08:39
Dy javë më parë banorët e fshatit Shegas kërkuan ndihmë në Top Channel për rrugën e prishur. Ata u ankuan sepse nuk transportonin dot frutat dhe perimet në treg por edhe se nuset nuk u vinin në fshat për shkak të mungesës së rrugës.
Kjo e hënë i ka gjetur ata para bashkisë së Lushnjes, duke protestuar për 5 km e pashtruara
Nga Lushnja janë larguar me premtimin e kryetarit të bashkisë se rruga do të rregullohet kur të mbarojnë reshjet. Por të mësuar me braktisjen 25 vjeçare, banoret e Shegasit paralajmërojnë protesta deri në bllokimin e autostradës.
Top Channel