Kjo javë që vjen pritet të sjellë surpriza për sa u përket kushteve të motit. Përveç reshjeve të dendura të shiut, rikthehen reshjet e dëborës dhe zbritjet e ndjeshme të temperaturave deri nën 0 gradë në zonat malore.

Temperaturat do të nisin të zbresin që nga dita e hënë. Ndonëse në zonat e ulëta dhe bregdet ato kishin mbërritur deri në 25 gradë në mesditë, duke kaluar edhe temperaturat mesatare të muajit mars, gjatë kësaj jave pritet që temperaturat e ulëta të shënojnë 4 gradë Celsius dhe në mesditë të mos i kalojnë 18 gradët.

Por temperaturat e larta të këtyre ditëve që lamë pas, ku ditën e shtunë termometri regjistroi vlera deri në 25 gradë Celsius si dhe reshjet e shumta të shiut, kanë bërë që të shkrijë dëbora në zonat malore, duke rritur sasinë e prurjeve nëpër lumenj.

Nga përllogaritjet e Institutit të Gjeoshkencave, të Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, rezulton se në lumenjtë e Drinit, Bunës dhe liqenin e Shkodrës do të ketë prurje në nivele të larta, gjë që bën që të zgjerohet zona e përmbytjeve në zonën e nënShkodrës dhe zonave periferike të qytetit afër liqenit.

Madje për shkak të reshjeve intensive që priten gjatë mesnatës së të dielës dhe gjatë ditës së hënë do të rriten edhe më shumë prurjet në lumenj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA