Kur flitet për futbollistin më të pasur në botë direkt në mendje na vijnë emra si Neymar, Messi, apo Ronaldo.
Me të drejtë, pasuria e tyre përllogaritet në disa qindra-miliona dollarë, por është një tjetër emër që nuk flet me miliona, por me miliarda.
Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Arsenalit dhe të Milanit, Mathieu Flamini. Francezi, që aktualisht luan me Getafen në Spanjë ka një pasuri marramendëse që sipas Forbes përllogaritet në rreth 15 miliardë dollarë.
Sigurisht, në fushën e lojës talenti e kufizoi në disa rroga “modeste” në krahasim me yjet e këtij sporti. Por, nga buron gjithë kjo pasuri?
“Futbollin e kam pasion dhe fusha e blertë mbetet ende një prioritet për mua. Megjithatë, kam edhe aktivitete dhe interesa jashtë kësaj fushe”, thotë vetë Mathieu.
Gjithçka nisi një dekadë më parë, kur Flamini ishte bashkëthemelues i GF Biochemicals, një kompani e specializuar në prodhimin e një acidi, molekula e të cilit derivon nga mbetjet dhe që në të ardhmen mund të zëvendësojë naftën dhe benzinën dhe të prodhojë karburant me ndotje zero dhe 100 për qind të djegshëm.
GF Chemicals vlerësohet si një ndër sipërmarrjet “start up” më me vlerë në mbarë botën.
Top Channel