Golden State nuk përjetoi një mbrëmje pozitive në ndeshjet e radhës së NBA. skuadra kampione u mund nga Sacramento Kings 93-98, një humbje që mund të rezultojë vendimtare në garën me Houston për kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit.
Skuadra e Warriors edhe në këtë ndeshje ishte pa Curry dhe Durant kështu që loja iu besua Cook dhe Green. këta të fundit shënuan respektivisht 25 dhe 14 pikë, por pa mundur dot që të ndihmojnë Golden State të evitojë humbjen. ndërsa te Sacramento ata që spikatën Hield me 22 pikë dhe Bogdanovic me 11.
Toronto vuajti më shumë nga sa u mendua për të fituar sfidën me Dallas Mavericks. 122-115 isjte rezultati në favor të skuadrës kanadeze që i mbylli llogaritë e kësaj ndeshjeje vetëm në 5 minutat e kohës shtesë. Teksanët zhvilluan një lojë shumë të mirë ndaj Raptors ku ata që u dalluan ishin Barnes me 27 pikë dhe Smith jr me 19.
Në krahun tjetër, Toronto kishte në një formë të shkëlqyer binomin DeRozan-Valanciunas me basketobiollistët që shënuan respektivisht 29 dhe 21 pikë. Me këtë fitore, Toronto vazhdon të jetë e qetë në krye të Konferencës së Lindjes, ndërsa Dallas është në vendet e fundit të klasifikimit në atë të Perëndimit
Oklahoma City ndërpret serinë e rezultateve pozitive të Los Angeles Clippers. Skuadra e Thunder fitoi përballjen ndaj kalifornianëve me rezultatin 121-113 në një ndeshje ku u pa që skuadra e Clippers nuk u dorëzua dhe rivalizoi me kundërshtaren e saj. për Clippers spikarën Rivers me 23 pikë, Harris me 24 pikë e Jordan me 11 pikë e 21 topa në tabelë. Ndërsa te Oklahoma shkëlqeu si gjithnjë Russell Ëestbrook me 16 pikë, 10 topa në tabelë e 11 asist. Oklahoma vazhdon të jetë në vendin e 4 në Konferencën e Perëndimit, por ndjen se ka shumë pranë Portland Trailblazers.
Top Channel