Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka shkruar një postim në profilin e tij zyrtar në Twitter, për megaoperacionin e prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit.

Sipas Xhafës mësohet se janë goditur njëkohësisht shtatë grupe kriminale, dhe se operacioni është bashkëpunim i shkëlqyer me “partnerët amerikane dhe europianë”.

“Një superaksion i finalizuar nga Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend. Goditje njëkohësisht e disa grupeve kriminale. 7 në 1. Shumë shpejt detaje të tjera nga Policia e Shtetit. Deshmi e Forcës së Ligjit dhe profesionalizmit në rritje të Policisë. Bashkëpunim i shkëlqyer me partnerët amerikanë dhe europianë. Tregues i qartë i besueshmërisë ndaj @PoliciaeShtetit . Forca e Ligjit do të vazhdojë të ndeshkojë të tjera grupe kriminale”, shkruan Xhafaj.

Ndërsa policia e shtetit ka njoftuar se do të bëjë të ditura detajet rreth orës 14.00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA