Maxhoranca voton aktin normativ të buxhetit dhe ligjet e Reformës në Drejtësi me 85 vota. Rrëzohet amendamenti i Braçes në Kodin Penal. Deputeti i PS nuk voton dy pr.ligje 28/01 03:50
Katër anëtarë të LSI ne këshillin bashkiak të Vlorës, i janë bashkuar mazhorances socialiste. anëtarët kanë dalë sot para mediave duke deklaruar largimin nga forca politike që i mbështeti në zgjedhje.
Ata kanë shprehur pakënaqësinë që LSI ka dalë në opozitë dhe është bërë bashkë me Partinë Demokratike. “Që nga dita e sotme do jemi pjesë e këshilltareve të PS për të vijuar misionin ndaj qytetarëve të Vlorës”, janë shprehur ata.
Katër anëtarët janë: Artemida Luçi, Ramona Jaho, Shkëlqim Leskaj, Bashkim Bega. Këshilli bashkiak i Vlorës përfaqësohej nga pesë anëtar të LSI-së, me largimin e katër prej tyre, LSI ja mbetët vetëm me një anëtar.
Top Channel