Arrestimi i Frrokaj, Basha: Drejtësia selektive, kërkojmë hetim transparent

17/03/2018 12:19

Për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, drejtësia është selektive, referuar arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur nga PD, të Lezhës, Fran Frrokaj.

Basha kërkoi një hetim transparent për këtë rast, jopolitik dhe të paanshëm.

“Urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm, të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, nga qytetarët e thjeshtë tek politikanët më të lartë. Ne kërkojmë që hetimi të jetë transpraent, jo politik dhe i paanshëm. Shqiptarët meritojnë një drejtësi të pastër dhe profesionale dhe jo një drejtësi të kapur dhe ndikuar nga axhenda politike për drejtësi selektive të drejtuar ndaj një krahu politik në favor të një krahu tjetër”, tha Basha.

Top Channel