Vasili: Të ndalen koncesionet dhe tu bëhet veting. Po rritet borxhi publik

16/03/2018 11:42

Hapi i parë është ndalja, hapi i dytë mjaft e bllokuan prej 2 vjetësh projektligjin për koncesionet dhe vetingu i koncesioneve, janë kërkesat e kreut të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

“Ka pasur në zyrën e Prokurorisë shqiptare hetime të filluara për çështjen e koncesioneve, prokurorja e përgjithshme ka thënë dje se ka gjetur çështje të vjetra që nuk i ka penguar të hetohen dhe i ka inkurajuar. Jam këtu që ta inkurajoj publikisht që një çështje e hapur siç është ajo e koncesioneve, të rimerret fort, pasi këto konçesione që janë tashmë shkatërrim i madh për ekonominë shqiptare, nuk janë konstatimet e mia, por thjesht po i jap jehonë. Kur këto konstatime kaq të rënda vijnë nga lart. Këto janë borxhe që duhet të përcaktoheshin në borxhin e madh publik të Shqipërisë. Edhe koncesionet e reja, FMN ka folur qartë që duhen të ndalen, pasi janë vërejtur negativitete të karakterit ligjor, dhe shumë gjëra që kanë të bëjnë me koncesione që funksionojnë në mënyrë kriminale”, tha Vasili.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar tashmë në tavolinën e qeverisë paketën e saj antivarfëri, të cilën në seancë plenare e prezantoi Monika Kryemadhi. Shqiptarët janë pa drejtim shtetëror tha Vasili, duke shtuar se nuk sigurojnë dot jo minimumin jetik , por minimumin biologjik.

“Pamë që qeveria nuk kishte as alternativë, pasqyroi një skemë përjashtuese, selektive, ku përjashtonte mijëra familje në gjendje të mjeruar dhe u bë e qartë që ishte një skeme e rënuar me gabime dhe gafa të frikshme.Kemi të bëjmë me përgjigje të qarta që duhet t’i jepeshin shtresës që ndodhet në vështirësinë më të madhe të saj”, tha ai.

Ndërsa për reformën në drejtësi, Vasili u shpreh: “Reforma ka dalë nga shinat e Kushtetutës, për faj të kësaj maxhoranca që vetëm ka dëshirën e shfrenuar për ta kapur drejtësinë se duhet të mbyllë aferat e saj. Kushetuta i kishte humbur të gjitha prerogativat për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm,, pra opozita ofroi përsëri alternativë për të shpëtuar reformën. Dje në sallë u vendos standard i ri, që reforma mund të bëhet pavarësisht nga ato që kanë parashikuar ligjet. I lind e gjithë e drejta maxhorancës së vetme që po me 36 vota, ta shkarkojë prokurorinë e Përgjithshëm. Me 69 vota siç bënë këta të zgjedhë prokuror të ri, organe drejtësie të reja. Do të thotë që ajo reformë nuk ka më vlerë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA