Tepelenë, vijojnë gërmimet për eshtrat e ushtarëve grekë

16/03/2018 13:33

Në luginën e Sajmolës në Tepelenë vijon gërmimi për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke.

Megjithëse palët shqiptare dhe greke janë të ngurta në dhënien e statistikave mbi gërmimet dhe gjetjet, burime konfidenciale flasin për rreth 118 skelete të gjetur dhe 70% të tyre do të identifikohen nëpërmjet ADN-së së familjarëve te tyre.

Sipas të njëjtave burime, puna e përditshme për gërmimin është normale dhe palët shqiptare dhe greke janë duke kryer veprime të përbashkëta në terren dhe në analizimin e gjetjeve. Është duke u gërmuar në një thellësi 80 cm prej sipërfaqes.

Pritet që rezultatet për identitetin e eshtrave të gjetura të publikohen pas përfundimit të misionit. Për të gjithë skeletet që nuk do të mund të identifikohen prej medaljonëve me numra identifikues, do të ketë analiza të mëtejshme ADN-je.

Mes të varrosurve në luginën e Sajmolës mendohet të ketë edhe një numër të vogël ushtarësh italianë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA