Samanta Karavella dhe kolegia e saj, Ronela Hajati disa vite më parë kanë qenë mike shumë të ngushta.
Por tashmë miqësia e tyre nuk vazhdon më, dhe Samanta e ftuar në PopCulture zbulon arsyen.
“Me kolegët kam marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme. Lidhur me lajmet e publikuara për armiqësinë time me këngëtaren Ronela Hajati, dua të them vetëm se unë vendosa të nis një kapitull të ri në jetën time. Nuk më pëlqejnë intrigat. Unë ose të dua ose për mua nuk egziston. Më pëlqejnë miqësitë e pastra”.
E pyetur se cili është çelësi i suksesit të saj, Samanta përgjigjet: “Vetëm me punë unë kam arritur atë që dua”.
Por çfarë cilësish duhet të ketë i dashuri i Samanta Karavellos?
”Duhet të ketë tre cilësi. Të jetë i matur, inteligjent dhe jo i komplikuar”.
Top Channel