Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në Sarajevë ku zhvillohet takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor.
Në fjalën e tij ai tha se tani është momenti i favorshëm për zgjerimin.
Takimi u mbajt në vijim të Strategjisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian dhe në kuadër të përgatitjeve për Samitin BE- Ballkani Perëndimor i cili do të zhvillohet në Sofje në maj të këtij viti si dhe për takimin e radhës të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet këtë verë në Londër.
Ministrat theksuan nevojen për t’i dhënë një shtysë të re procesit të integrimit dhe për të konkretizuar përgjegjësitë e ndërmarra në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ministri Bushati nënvizoi rëndësinë thelbësore të një angazhimi të përbashkët me vullnet politik dhe me instrumente konkrete, me qëllim shfrytëzimin e momentit të favorshëm sa i përket frymës së zgjerimit.
Ne takim u vlerësua se kjo mund të arrihet, ndër të tjera, përmes marrëdhënieve të konsoliduara të fqinjësisë së mirë dhe angazhimit me përkushtim ndaj avancimit të procesit të integrimit.
Gjatë Konferencës Ministeriale të Fondit të Ballkanit Perëndimor, u theksua se ky është një mekanizëm i rendësishëm dhe me shumë impakt në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e urave të reja të besimit mes palëve, si mënyrat më të mira për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Top Channel