“Sueddeutsche Zeitung” për Veliajn: Me vizion kurajoz, i ka dhënë qytetit fuqi krijuese

15/03/2018 10:21

Një nga gazetat më të mëdha në Gjermani, “Sueddeutsche Zeitung”, i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Forumit vjetor të arkitektëve dhe urbanistëve gjermanë.

Ai u organizua nga Ministria e Zhvillimit Urban të Bavarisë dhe qyteti i Mynihut, ku kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj, prezantoi transformimin që ka pësuar kryeqyteti i shqiptarëve 3 vitet e fundit.

Gazeta gjermane ndalet tek transformimi i qendrës së Tiranës dhe për nismën e Pyllit Orbital, duke përmendur edhe zbukurimin e fasadave dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare. Gazeta shkruan se më në fund një politikan foli me vizion kurajoz, që i ka dhënë arkitekturës edhe një përgjegjësi sociale dhe fuqi krijuese.

“Në fakt, temës komplekse të Samitit iu rikthye humori vetëm kur Erion Veliaj, kryebashkiaku i ri i Tiranës, shpjegoi se si u transformua qendra e rrënuar e qytetit. Makinat jashtë qendrës. Një brez i gjelbër orbital po e rrethon. Zbukurimi i fasadave. Pjesëmarrje qytetare! Disa gjëra mund të kenë ngjyra të bukura, por më në fund një politikan foli me një vizion kurajoz që i ka dhënë arkitekturës dhe një përgjegjësi sociale dhe fuqi krijuese”, shkruan gazeta gjermane.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar para pak ditësh në Forumin vjetor për Qytetet dhe Ardhmërinë, ku Tirana ishte përzgjedhur si model i zhvillimit urban dhe arkitektonik të qyteteve të së ardhmes. Në këtë Forum, kryebashkiaku Veliaj prezantoi transformimin që ka pësuar Tirana këto tre vite dhe projektet strategjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA