Gjatë gjithë fjalës së kryetarit të PD-së kryeministri Edi Rama vendosi kufje në vesh, duke e injoruar atë që kishte për të thënë Lulzim Basha për skemën e ndihmës ekonomike.

Madje kjo u vu re gjatë gjithë kohës edhe nga deputetët, ku herë pas here dëgjoheshin zëra nga deputetët e opozitës që i kërkonin të hiqte kufjet.

Madje dhe vetë kryetari i PD-së, Basha në fund të fjalës së tij i kërkoi kundërshtarit të tij të heqë kufjet.

“Hiq kufjet, ato që vendos në Parlament, dhe ato të tjerat që i kanë bllokuar veshët dhe sytë për të parë Shqipërinë e vërtetë t’u rikthejë ndihmën ekonomike njerëzve në nevojë, të ndalë gënjeshtrën se mund ti ndihmojë me 6% e bashkisë”, tha Basha.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA