Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet në Azerbajxhan ku u takua me homologun e tij Ilham Aliyev.
Në takimin dypalësh të dy presidentët vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe Meta nënvizoi nevojën e shtrimit të bashkëpunimit edhe në fusha si tregtia, turizmi etj teksa e falenderoi presidentin Aliyev për mbështetjen e vendit të tij në realizimin e projektit TAP dhe procesin e gazifikimit të Shqipërisë.
Ai gjithashtu vlerësoi mbështetjen edhe në projektin tjetër, IAP për vlerat dhe impaktin pozitiv që paraqet për të gjithë rajonin tonë. Gjithashtu e ftoi presidentin azerbajxhanas për të vizituar Shqipërinë prej të cilit mori premtimin e realizimit të saj së afërmi.
Meta ndodhet në Baku në sajë të forumit me temë “Mbyllja e boshllëqeve për krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse” që njeh pjesëmarrjen e shumë krerëve shtetesh të vendeve të ndryshme, punimet e të cilit mbahen në datat 15-17 mars. Përveç tyre, në këtë takim marrin pjesë edhe kryeministra, ministra, akademikë dhe ekspertë të njohur të cilet do të vlerësojnë gjendjen e sigurisë dhe paqes globale e do të caktojnë hapa konkrete për të kaluar kërcënimet e ndryshme.
Në këtë forum merr pjesë edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili e bëri të ditur këtë fakt nëpërmjet një statusi në profilin e tij në rrjetin social Facebook. Berisha shkruan se do të mbajë fjalën e tij të rastit në sesionin me temë “Si ndikojnë fuqite e reja në çështjet globale”.
Top Channel